Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 300 të burgosur lufte

Lufta ne Ukraine

Ilustrim

Foto: Associated Press

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra robër lufte, ka bërë të ditur të hënën ministria ruse e Mbrojtjes.

Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia ka thënë se ka shkëmbyer 150 ushtarë ukrainas të mbajtur robër me një numër të barabartë trupash ruse, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupat ruse të liruara janë në Bjellorusi, një aleat i Rusisë, dhe po iu jepet ndihma mjekësore dhe mundësia për të kontaktuar familjet e tyre, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka thënë se 189 ukrainas janë kthyer në shtëpi.

Ai ka shtuar se të liruarit përfshinin "mbrojtësit e Azovstal dhe Mariupol" dhe termocentralit bërthamor të Çernobilit.

Zelensky ka deklaruar se dy civilë të kapur në Mariupol ishin mes dhjetëra ushtarëve, rreshterëve, rojeve kufitare dhe oficerëve të liruar të hënën.

"Ne po punojmë për të çliruar të gjithë nga robëria ruse. Ky është qëllimi ynë. Ne nuk harrojmë askënd”, ka thënë Zelensky.

Para këtij shkëmbimi, ka pasur 10 shkëmbime të burgosurish midis vendeve këtë vit.