Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të SHBA-së me Sirinë, duke thënë të martën se nëse kjo nuk ndodh, ai ka frikë se qeveria e përkohshme mund të ketë javë ose muaj "larg nga një kolaps i mundshëm dhe një luftë civile në shkallë të plotë me përmasa epike".
Komentet e Rubios u bën të martën para Senatit amerikan dhe disa ditë pas zotimit të presidentit Trump për të hequr sanksionet ndaj qeverisë së re tranzitore të Sirisë, e cila drejtohet nga një ish-shef militant që udhëhoqi përmbysjen e Bashar al-Assadit vitin e kaluar.
Kryetari i Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit, Jim Risch ka hapur seancën e së martës me lavdërime për ndryshimet e Trumpit dhe shkurtimet e shpenzimeve, raporton AP.
Ai ka përshëndetuar ato që ai i ka quajtur bisedimet premtuese bërthamore të administratës me Iranin.
Demokratët në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë i kanë kërkuar prej muajsh ish-senatorit që t'u përgjigjet pyetjeve të tyre në lidhje me shpërbërjen e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, përplasjet e Trumpit me aleatët tradicionalë, përfshirë Kanadanë, dhe ndryshime të tjera drastike.