Botë

Rubio do të udhëtojë në Turqi për një takim jozyrtar të NATO-s

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të vizitojë Turqinë nga 14 deri më 16 maj për një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së. 

Bisedimet do të fokusohen në prioritetet e sigurisë për aleancën, duke përfshirë rritjen e investimeve të mbrojtjes aleate dhe përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, thuhet në deklaratë, raporton BBC.

Vizita do të bëhet rreth datës së njëjtë në të cilën presidenti rus Vladimir Putin po propozon të zhvillohen "bisedime të drejtpërdrejta" me Ukrainën në vend. 

Në një adresim nga Kremlini të shtunën vonë, Putini ka thënë se këto bisedime do të mbaheshin në Stamboll të Turqisë, më 15 maj. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur propozimin, por ka thënë se fillimisht duhet të ketë armëpushim, e mandej bisedime.