Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman të Magdeburgut ka shkuar në pesë, raportoi AP.
Guvernatori Reiner Haseloff ka thënë se më shumë se 200 persona janë lënduar, shumë prej të cilëve rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shkuar në vendngjarje. Nga atje ai ka thënë se është tronditur nga shkalla e sulmit.
“Gati 40 persona janë aq rëndë të lënduar, sa që jemi shumë të shqetësuar për ta”, u ka thënë ai gazetarëve.
Një burrë nga Arabia Saudite i cili prej vitesh jetonte në Gjermani ka vozitur automjetin drejt tregut të premten mbrëma. Ai është arrestuar nga Policia.