Botë

Rrëzohet në Gjeorgji aeroplani ushtarak turk me të paktën 20 persona në bord

Aeroplani turk

Një aeroplan ushtarak turk mallrash C-130 është rrëzuar në Gjeorgji, pasi ishte ngritur nga Azerbajxhani të martën. 

Besohet se të paktën 20 persona ishin në bord në momentin e përplasjes, ndërkaq nuk dihet ende numri i viktimave. 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur ngushëllime për siç ka thënë "martirët tanë", teksa ekipet e kërkim-shpëtimit janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar për rrëzimin, pranë kufirit të Gjeorgjisë me Azerbajxhanin, dhe ka thënë se po koordinohej me autoritetet gjeorgjiane për të arritur në vendngjarje.

Erdogani, zyra e tij dhe ministria nuk kanë thënë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin dhe po ashtu nuk kanë dhënë numrin e viktimave. 

Mediat lokale kanë thënë, pa përmendur shifra, se në bord kishte personel turk dhe azer.