Botë

Rizgjohet vullkani që nuk kishte shpërthyer për 700 mijë vjet

vullkan

Një vullkan i cili shtrihet në kufirin mes Iranit dhe Pakistanit, mund të jetë duke iu afruar një shpërthimi sërish për herë të parë pas 70.000 vjetësh, ka sugjeruar një studim.

Shkencëtarët kanë thënë se vullkani Taftan, për të cilin besohej se ishte zhdukur, ka treguar shenja të rizgjimit, pas qindra-mijëra vjetësh, shkruan The Independent.

Studimi i ri i publikuar nga Geophysical Research Letter ka gjetur se maja e vullkanit është rritur për 88.9 milimetra mes korrikut të vitit 2023 dhe majit të vitit 2024 dhe ende nuk ka rënë.

Studiuesit thanë se kjo sugjeron që një sasi e konsiderueshme presioni gazi po grumbullohet nën sipërfaqen e vullkanit. Retë që krijon kjo do të “duhet të lëshohen disi në të ardhmen, ose me dhunë ose me qetësi”, ka thënë autori kryesor i studimit dhe vullkanologu, Pablo Gonzalez.

Gonzales ka thënë se nuk ka rrezik të afërt, por ky vullkan duhet të monitorohet nga  afër.