Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rivalit kryesor të Erdoganit i anulohet diploma, i pamundësohet kandidimi për president

Imamoglu

Foto: Associated Press

Një universitet ia ka bërë të pavlefshme diplomën kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, të martën, një veprim që shihet si i motivuar politikisht për të bllokuar figurën popullore të opozitës dhe rivalin kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të kandidojë në garën e ardhshme presidenciale.

Universiteti i Stambollit ia anuloi diplomën Imamoglut, duke arsyetuar se kishte parregullsi në transferimin e tij të 1990-s nga një universitet privat të Qipros në Fakultetin e Administrimit të Biznesit. Vendimi e diskualifikon Imamoglun nga gara për president – një pozitë që kërkon që kandidati të ketë diplomë universitare. Imamoglu pritet të apelojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi erdhi vetëm disa ditë para se partia kryesore opozitare pritet të mbajë zgjedhjet, ku Imamoglu do të zgjidhej kandidati për president nga Partia Popullore Republikane. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi janë më 2028, por ka gjasa të mbahen më herët.

Imamoglu e ka quajtur vendimin e universitetit “të paligjshëm”, duke insistuar se nuk ka autoritet ta anulojë diplomën, raportoi AP. 

Më pas ai tha se vendimi ishte bërë nën presionin e qeverisë së Erdoganit.