Botë

Reshjet e mëdha të borës në Poloni shkaktojnë bllokim të veturave deri në 20 km

Poloni

Reshjet e dendura të dëborës në Poloni kanë shkaktuar bllokime deri në 20 km në një autostradë midis kryeqytetit Varshavë dhe qytetit portual të Gdanskut në Baltik gjatë natës, ka bërë të ditur policia të mërkurën.

Ndërsa situata ka lënë qindra njerëz të bllokuar në veturat e tyre në kushte ngrirjeje, deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës trafiku është rikthyer sërish, sipas policisë.

"Situata e vështirë filloi dje pas orës 4 pasdite, kur kamionët e parë në rrugën S7 filluan të kishin probleme në afrimin e shpateve”, ka thënë Tomasz Markoëski, një zëdhënës i policisë në qytetin verior të Olsztyn.

"Kjo ka çuar në një bllokim trafiku që shtrihej afërsisht 20 kilometra gjatë natës”, ka shtuar ai.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Stanislaë Bukoëiec, ka thënë në një konferencë për shtyp se askush nuk ishte lënduar si rezultat i situatës së vështirë në rrugë.

Anna Karczeëska, një zëdhënëse e policisë në Ostroda, ka thënë se oficerët ishin përpjekur të ndihmonin shoferët që u gjetën të bllokuar. Ostroda shtrihet në autostradë rreth 40 km në perëndim të Olsztyn.

Agjencia shtetërore e lajmeve PAP ka raportuar se kishte pasur edhe disa ndërprerje në hekurudha dhe aeroporte, por se shërbimet po ktheheshin në normalitet.