Forcat rebele të Sirisë kanë kapur pjesën më të madhe të rajonit Deraa – aty ku nisi kryengritja e vitit 2011 kundër presidentit Bashar al-Assad.
Një vëzhgues i luftës me bazë në Britani ka raportuar se “fraksionet lokale” kanë marrë kontrollin e shumë zonave ushtarake atje pas “betejave të dhunshme” me forcat qeveritare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime i kanë thënë Reutersit se rebelët kanë arritur marrëveshje me ushtrinë që ajo të tërhiqej dhe që zyrtarëve ushtarakë t’u jepej kalim i sigurt për në kryeqytet.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut të premten ka raportuar se rebelët në jug kontrollonin mbi 90% të rajonit Deraa dhe se vetëm zona Sanamayn ishte ende në duart e qeverisë.
Qyteti Deraa ka rëndësi strategjike dhe simbolike. Është afër kalimeve kryesore me kufirin me Jordaninë, ndërsa po ashtu është vendi ku filluan protestat pro-demokracisë më 2011.
Jordania ka njoftuar se ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të sigurisë.