Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rebelët Houthi sulmojnë dy anije në Detin e Kuq

Rebelët Houthi

Dy anije, një cisternë nafte nga Panamaja dhe një anije tregtare, janë sulmuar në Detin e Kuq nga Jemeni të hënën, kanë njoftuar agjencitë detare britanike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cisterna e naftës është goditur nga dy raketa, raporton Reuters.

Autoritetet ushtarake gjithashtu e kanë konfirmuar goditjen e cisternës me raketa, njofton firma e sigurisë “Ambrey”. Sipas autoriteteve, nuk ka pasur viktima në bord.

Ndërsa një dron goditi një anije mallrash, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar. Sulmi ndodhi vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj cisternës së naftës, Blue Lagoon.

Sipas Ambrey, është vlerësuar se anija ishte në shënjestër për shkak të lidhjes së kompanisë me një anije nga portet izraelite.

Militantët Houthi të mbështetur nga Irani kanë nisur sulme në dërgesat ndërkombëtare afër Jemenit që nga nëntori i kaluar, në solidaritet me palestinezët e prekur nga lufta mes Hamasit dhe Izraelit.