Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rebelët Houthi pretendojnë se sulmuan Tel Avivin me dronë

Houthi

Foto: Arkiv

Foto: Associated Press

Rebelët Houthi të Jemenit pretenduan se kishin nisur një sulm me dronë në zonën e Tel Avivit gjatë natës, sipas një deklarate të enjten.

Grupi militant i mbështetur nga Irani pretendoi se goditi një objektiv në qytetin izraelit, pa dhënë informacion specifik, raporton CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët, ushtria izraelite ka thënë se kishte identifikuar dy dronë pasi sirenat paralajmëruese u dëgjuan në qytetin bregdetar të Bat Yam, në jug të Tel Avivit.

Një dron u kap nga forcat ajrore izraelite mbi det dhe i dyti ra në një zonë të hapur, pa shkaktuar pasoja në njerëz, ka bërë të ditur ushtria.