Përhapja masive e urisë është shmangur porse Rripi i Gazës përballet ende me rrezikun e vdekjeve nga uria, ka alarmuar të premten autoriteti kryesor botëror për menaxhimin e krizave.
Raporti i ri i organizatës Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore u publikua disa muaj pasi ky grup paralajmëroi se në qytetin e Gazës ka uri dhe rrezik që ajo të përhapet në të gjithë territorin, po qe se nuk arrihet armëpushim dhe u jepet fund kufizimeve për hyrje të ndihmave humanitare.
Zyrtarë të kësaj organizate kanë paralajmëruar se situata në këtë territor mbetet shumë e brishtë dhe se i gjithë Rripi i Gazës është në rrezik të urisë.
Në raport thuhet se në skenarin më të keq të mundshëm, përfshirë rindezjen e konfliktit dhe ndaljen e ndihmave, gjithë popullsia e Rripit të Gazës do të përballet me rrezikun e vdekjes nga uria.
Në territorin ku aktualisht është në fuqi armëpushimi, banorët përballen me nevoja të shumta për jetesë, për çka kërkohet ndihmë e qëndrueshme dhe e papenguar, thuhet në raport.
Ministria e Jashtme izraelite e kundërshtoi përmbajtjen e raportin, duke e kualifikuar si të shtrembëruar dhe që nuk e pasqyron realitetin në Rripin e Gazës.