Ndryshime në kushtet atmosferike pritet të ketë gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar të dielën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Nga dita e martë parashihen reshje, ku në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në viset e ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë-herë mund të përzihen edhe me borë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të zbresin në vlera të lehta, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16 gradë celsius.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, sipas IHMK-së, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore.
Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1 gradë celsius, ndërsa ato minimalet nga 13 deri në 16 gradë celsius.
Të martën, me mot të vranët dhe reshje shiu e bore, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë celsius.
Të mërkurën, me mot kryesisht të vranët, temperaturat më të ulëta do të sillen nga 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato më të larta nga 10 deri në 13 gradë.
Kurse të enjten, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale nga 1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimale nga 10 deri 13 gradë celsius.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të premten. Teksa temperaturat më të ulëta do të sillen nga -1 deri në 1 gradë celsius, kurse maksimalet nga 9 deri në 12.