Nëse Dubai cilësohet qyteti më i mirë në Instagram, këtë javë i janë hequr filtrat.
Vetëm brenda 48 orëve qiejtë mbi Emiratet e Bashkuara u errësuan, ndërsa stuhitë e fuqishme prekën imazhin e përsosur të Dubait.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë një dite të vetme, ka rënë afërisht dyfishi i mesatares vjetore të shiut në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke lënë nën ujë pjesën më të madhe të infrastrukturës së jashtme të qytetit.
Shiu i rrëmbyeshëm i këtyre ditëve u konsiderua si më i keqi që nga viti 1949.
Atraksionet kryesore të qytetit - kryesisht në ambiente të mbyllura për t'u mbrojtur nga nxehtësia e zjarrtë - luftuan për të përballuar sasinë e madhe të ujit.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Nahyan lëshoi urdhrin publik për autoritetet “që të punojnë shpejt në studimin e gjendjes së infrastrukturës në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të kufizojnë dëmet e shkaktuara".
Punonjësve të qeverisë u është thënë të punojnë nga shtëpia deri në fund të javës, e edhe sektori privat është inkurajuar ta bëjë të njëjtën gjë. Shkollat në të gjithë vendin janë mbyllur.
Marrë nga BBC-ja