Bordi i qendrës kombëtare të arteve skenike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kennedy Center, ka vendosur që ta ndryshojë emrin e kësaj qendre në “Trump-Kennedy Center”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja Karoline Leavitt ka shkruar në rrjete sociale se vendimi i bordit është unanim dhe është ndërmarrë për shkak të “punës së jashtëzakonshme që ka bërë presidenti Trump vitin e shkuar në mbrojtje të qendrës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeavitt ka thënë se “tani do të jetë një ekip i mrekullueshëm për të ardhmen”. “Qendra pa dyshim do të vazhdojë drejt sukseseve të reja”, ka thënë ajo.
Menjëherë pasi mori detyrën, Trumpi shkarkoi të gjithë anëtarët e bordit të kësaj qendre dhe i zëvendësoi me aleatë që më pas e bënë kryeshef të bordit.
Presidenti siguroi një fond rreth 257 milionë dollarësh për të paguar rinovimet dhe kostot tjera.
Qendra ikonike në Washington DC ishte ndërtuar më 1958. Emrin “Kennedy” e mori më 1964, ndërsa u hap zyrtarisht më 1971.