Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar ka deklaruar të martën se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është objektivi i veprimeve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit.
Sipas tij, kjo mund të jetë rezultat i kësaj, por nuk është synimi, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa’ar i ka bërë komentet gjatë një vizite në qytetin qendror të Izraelit, Rishon Lezion i cili është goditur nga sulmet iraniane.
Sa’ar u ka thënë gazetarëve se Izraeli ka tri qëllime kryesore: para së gjithash, të dëmtojë rëndë programin bërthamor të Iranit, duke shtuar se nuk ka mbaruar ende me këtë.
"Ne ende kemi objektiva", ka shtuar Sa'ar, duke pretenduar se avionët luftarakë të Izraelit tani kanë epërsi në hapësirën ajrore iraniane.
Ai ka thënë se objektivi i dytë i Izraelit është të "dëmtojë rëndë programin e raketave balistike të regjimit iranian" dhe së fundmi të "dëmtojë rëndë planin për të eliminuar shtetin e Izraelit".