Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar të martën me presidentin e entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik i cili ka mbërritur në Moskë të hënën, transmeton agjencia "AP".
Putin tha se është "shumë i lumtur" që është takuar me të. Dodik ka bërë thirrje vazhdimisht për ndarjen e Republika Sërpskas nga pjesa tjetër e Bosnjës, duke nxitur frikën e destabilitetit. Lëvizjet e fundit të serbëve të Bosnjës shihen si pjesë e përpjekjeve në rritje dhe janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Dodik, i cili është përballur me sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë, mbështetet nga Moska.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjykatë boshnjake ka kërkuar javën e kaluar një urdhërarrest ndërkombëtar për Dodik, i cili po përballet me sfida ligjore për politikat e tij. Tensionet e fundit kanë ngritur frikën e incidenteve të dhunshme midis forcave qendrore të sigurisë të Bosnjës dhe policisë serbe.