Botë

Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të diskutojë të enjten plan e mundshëm të paqes për Ukrainën me të dërguarit e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë, pasi presidenti, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës është "mjaft afër".

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime me Rusinë, dhe veçmas me Kievin dhe udhëheqësit evropianë, mbi drafte të ndryshme të një plani për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje pavarësisht premtimeve të përsëritura të Trump për të arritur një të tillë.

Putini, duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë Ruse të mërkurën vonë, ka thënë se do të takohej me të dërguarin special të Trumpit, Witkoff dhe dhëndrin e Trumpit, Kushner, në Moskë për të "vazhduar dialogun mbi zgjidhjen ukrainase", si dhe idenë e "Bordit të Paqes" të Trumpit dhe mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse.

Qëllimi është të përfundohet lufta më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ardhmja e Ukrainës, shkalla në të cilën fuqitë evropiane janë lënë mënjanë dhe nëse një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara do të zgjasë apo jo.

Vetëm një çështje ka mbetur për t’u negociuar për Ukrainën, thotë i dërguari i Trumpit

14 min. më parë / 22 jan 2026 09:25
Steve Witkoff

Photo: Associated Press

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, ka thënë të enjten se është bërë "shumë përparim" në bisedimet e paqes në Ukrainë dhe se negociatat kanë mbetur vetëm në një çështje të fundit.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime me Rusinë, dhe veçmas me Kievin dhe udhëheqësit evropianë, mbi drafte të ndryshme të një plani për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje pavarësisht premtimeve të përsëritura të Trumpit për ta arritur një të tillë.

"Nëse të dyja palët duan ta zgjidhin këtë, ne do ta zgjidhim”, ka thënë Ëitkoff para një audience në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

"Mendoj se kemi bërë shumë përparim", ka shtuar ai.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë një ditë më parë para forumit të Davosit se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës do të ishin "budallenj" nëse dështojnë të arrijnë një marrëveshje.

Witkoff ka njoftuar se do të shkonte në Moskë më vonë gjatë ditës. 

Ai ka folur në një paraqitje të improvizuar në një takim mëngjesi mbi të ardhmen e Ukrainës, me panelistë që përfshinin sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, dhe presidentin finlandez, Alexander Stubb.

Rutte shprehu besim se Trumpi ishte i përkushtuar ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës. 

"Nuk e kam vënë kurrë në dyshim këtë”, ka thënë Rutte.

"Ajo që na duhet është t'i mbajmë sytë te topi i Ukrainës. Le të mos e humbasim atë top", ka shtuar ai.