Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini nis hakmarrjen e brendshme për dështimin në Kursk

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve për reagim joadekuat ndaj inkursionit në zonën e Kurskut nga trupat ukrainase. Instituti Amerikan i Luftës ka thënë në raportin e fundit se Putin e ka ngritur në detyrë komandantin çeçen Apty Alaudinov dhe zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov, derisa hoqi nga detyra ish-guvernatorin e Kurskut, Alexei Smirnov.

Sipas raportit, ky ndërrim pozicionesh është përpjekje për të goditur zyrtarët që s'arritën t'i përgjigjeshin si duhej ushtrisë ukrainase në Kursk të Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Autoritetet ruse arrestuan ish-zëvendësdrejtorin e Korporatës për Zhvillimin e Rajonit të Kurskut, Igor Grabin më 9 dhjetor, për keqmenaxhimin e fondeve të destinuara për fortifikimet mbrojtëse në rajon. Kremlini duket se po ndëshkon zyrtarët e qeverisë së rajonit të Kurskut, ndërsa po shpërblen zyrtarët ushtarakë rusë përgjegjës për forcat ruse në rajonin e Kurskut”, thuhet në raportin e Institutit të Luftës.

Në mënyrë të befasishme, ushtria e Volodymyr Zelenskyt ishte futur në zonën ruse të Kurskut, duke i shkaktuar shkatërrime masive.

Gjatë gushtit dhe shtatorit, Ukraina kishte shkatërruar urën e dytë në këtë rajon, duke ia vështirësuar situatën ushtrisë së Putinit. Si pasojë e kësaj, mediat perëndimore kishin raportuar se Rusia i kishte zhvendosur ushtarët koreanoveriorë në Kursk.