Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur gatishmërinë për ndihmë humanitare për Korenë së Veriut, e cila është goditur nga reshjet dhe përmbytjet e rrëmbyeshme.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar dhe Putini ia ka dërguar mesazhin liderit korean, Kim Jong-un, përmes Ambasadës ruse në Phenian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Kim Jong-un ka falënderuar liderin rus për ofertën për ndihmë, por ka thënë se meqë qeveria e tij veçse ndërmori masa për rimëkëmbje, do të kërkojë ndihmë vetëm nëse është e nevojshme.
Shirat e rrëmbyer kanë prekur zonat veriperëndimore të Koresë së Veriut, ku janë përmbytur më shumë se 4.000 shtëpi dhe janë izoluar më shumë se 5 mijë banorë.