Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin të martën se po përgatitet hapur për një luftë me Rusinë.
“Për të justifikuar shpenzime të tilla dhe militarizimin radikal të shteteve të tyre, udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së vazhdojnë të mbështeten në pretendime të rreme në lidhje me një kërcënim të supozuar ushtarak rus”, ka thënë Putini në një takim me të diplomuarit e institucioneve arsimore ushtarake dhe të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka paralajmëruar se Moska ishte gati “të përgjigjej shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme” ndaj çdo kërcënimi.
Duke folur për intensifikimin e sulmeve me dronë ukrainasë thellë brenda territorit rus, Putini ka thënë se ato synojnë destabilizimin e shoqërisë ruse dhe krijimin e “një ndjenje pasigurie në lidhje me veprimet e forcave të armatosura ruse”.
“Ato (vendet perëndimore) ende nuk kanë shkuar aq larg sa të lëshojnë diçka nga territoret e tyre. Ato e kuptojnë se do të ketë një sulm hakmarrës. Të gjithë e kuptojnë këtë - ose duhet ta kuptojnë”, ka thënë Putini.
“Por djemtë tanë po godasin atje çdo ditë. Ne do të arrijmë aty ku duhet”, ka shtuar.
Vendet e BE-së dhe NATO-s kanë shtuar dukshëm shpenzimet e mbrojtjes, që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022.