Gjatë një fjalimi në samitin e Davosit të martën, presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqi vëmendje me qortimin e ashpër ndaj presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me kërcënimin e tij për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtojnë propozimin e tij për të marrë nën kontroll Grenlandën.
Por një aspekt tjetër i fjalimit të Macronit ka lënë gjithashtu përshtypje: zgjedhja e syzeve të tij.
Udhëheqësi francez mbante një palë syze aviatori me xhama reflektues blu, brenda ambienteve, ndërsa u drejtohej liderëve botërorë në Forumin Ekonomik Botëror.
Megjithëse Macroni nuk ka shpjeguar arsyen e këtij aksesori gjatë fjalimit, mediat franceze e kanë lidhur atë me një gjendje shëndetësore.
Javën e kaluar, ai është shfaqur në një aktivitet ushtarak në jug të Francës me syrin e skuqur dhe në një moment vendosi një palë syze të ngjashme.
Duke iu drejtuar trupave, ai e minimizoi gjendjen e tij, duke thënë se ishte “plotësisht beninje” dhe “krejtësisht e parëndësishme”, duke shtuar: “Ju lutem, më falni për pamjen jo të këndshme të syrit tim.”
Sipas mediave franceze, Macroni duket se ka pasur një hemorragji subkonjuktivale, që është një enë gjaku e çarë në sy.
Ajo është e padëmshme, pa dhimbje dhe nuk ndikon në shikim. Gjithashtu, nuk shkakton dëmtime të përhershme në sy, pasi zakonisht zhduket brenda dy javësh.
Ndërsa syzet e diellit nuk janë të nevojshme për të mbrojtur shikimin, ata që kanë këtë gjendje mund të zgjedhin të mbajnë syze për të shmangur tërheqjen e vëmendjes.
Vendimi i tij ka ngjallur diskutime në mediat sociale, ku disa e kanë quajtur Macronin "kéké", që është zhargon francez për një mburrje.
Të tjerë kanë bërë shaka se ai ishte një "kiborg" ose duke imituar aktorin e Hollivudit Top Cruise në Top Gun, filmin e vitit 1986 që e bëri veshjen e aviatorëve një deklaratë mode.