Presidentja e Zvicrës ka thënë se Zvicra është në mesin e 15 shteteve me të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të zhvillojnë negociata “të privilegjuara” për të ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje pas tarifave të SHBA-së.
Karin Keller-Sutter ka thënë se ajo është e kënaqur me bisedimet në Washington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“SHBA-ja ka përcaktuar një grup prej 15 shtetesh me të cilat dëshiron të gjejë një zgjidhje të shpejt për çështjen e tarifave. Zvicra është pjesë e këtij grupi”, ka thënë ajo, raportoi AP.
Nuk dihet se cilat janë shtetet tjera të këtij grupi, por sipas Keller-Stutter SHBA-ja po përpiqet të negociojë me to për të gjetur zgjidhje.
Para se administrata Trump të pezullonte për 90 ditë tarifat, produktet e importuara nga Zvicra kishin 31% tarifë, më shumë se 20% sa i vendosi Bashkimit Evropian. Zvicra nuk është anëtare e bllokut.