Presidenca e Madagaskarit ka njoftuar të dielën se disa persona po përpiqen ta marrin pushtetin me forcë dhe në mënyrë të paligjshme.
Kjo ndodhi një ditë pasi disa ushtarë iu bashkuan një lëvizjeje proteste që ka filluar më 25 shtator, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestat po udhëhiqen nga të rinjtë dhe janë sfida më e madhe për presidentin Andry Rajoelina që kur ai u rizgjodh në vitin 2023. Disa nga këta ushtarë janë nga njësia speciale CAPSAT.
Kjo njësi e pati ndihmuar Rajoelinën ta merrte pushtetin me forcë në vitin 2009, mirëpo tani ata po u thonë ushtarëve të tjerë të mos ndjekin më urdhrat dhe të bashkohen me protestuesit.
Protestat në Madagaskar, të frymëzuara nga lëvizja “Gjenerata Z” në Kenia dhe Nepal, filluan për shkak të mungesës së ujit dhe energjisë elektrike.
Por tani ato janë përshkallëzuar. Protestuesit kërkojnë që presidenti Rajoelina të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje për dhunën ndaj protestuesve.