Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë se mbështetë bashkimin e vendit të tij me misionin amerikan për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se do ta paraqiste propozimin në Këshillin e Mbrojtjes të shtetit baltik.
Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që vendet e tjera të ndihmojnë në rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, sipas një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të parë nga Reuters, ndërsa çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se katër vjet, nga frika e ndërprerjeve afatgjata të furnizimit global me karburant.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne kemi marrë propozimin e SHBA-së për t'u bashkuar me koalicionin për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe kam ndërmend ta paraqes së shpejti këtë propozim në Këshillin e Mbrojtjes së Shtetit", ka thënë presidenti në një konferencë shtypi në Vilnius të enjten.
"Do të na duhet një mandat nga parlamenti", ka shtuar ai.