Dy zjarre të mëdha që shpërthyen në fillim të kësaj jave në Cuevas del Valle dhe në Las Hurdes të Spanjës, po vazhdojnë të preokupojnë zjarrfikësit të cilët e vazhduan betejën kundër tyre edhe në orët e hershme të mëngjesit së të mërkurës.
Pamjet e kapura me dronë, të cilat u ndanë nga autoritetet lokale, tregojnë për zjarrin që vazhdon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE në Portugali, ndonëse disa vatra të zjarrit kanë mbetur ende aktive në tri pjesë të vendit, ka raportime se ato janë afër të vendosen nën kontroll. Në Ponte de Lima, ekziston një front aktiv prej gjashtë kilometrash, ndërsa zjarrfikësit kanë shkurtesa në burime për ta shuar atë, ka raportuar The Guardian.
Sipas parashikimeve, temperaturat në disa pjesë të vendit pritet të shkojnë në mbi 40 gradë Celsius, duke shtyrë që alarmi për zjarre të jetë i lartë në shumë rajone.
Programi Copernicus i Bashkimit Evropian e ka evidentuar ndikimin e zjarreve në Arouca dhe në Ponte de Barca përmes një imazhi satelitor të publikuar në faqen e saj në rrjetin social Instagram.