Një gjykatë gjermane e ka gjobitur një nga figurat më të rëndësishme të partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” për përdorimin e një fraze të ndaluar naziste në një tubim politik. Gjyqi i profilit të lartë u bë vetëm disa muaj para zgjedhjeve ku ai synon të bëhet lider i shtetit.
Gjykata e dënoi Bjorn Hocke, shefin e AfD-së në rajonin Thuringia, se përdori një slogan nazist kur mbajti një fjalim në maj 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHocke e mbylli fjalimin e tij atëkohë me sloganin “gjithçka për Gjermaninë”. Gjykata tha se ai e dinte lidhjen me nazistët dhe e gjobiti 13,000 euro, raportoi Guardian.
Hocke akuzoi prokurorët se e kishin bërë cak politik dhe se ishte viktimë e “represionit politik”.
Gjermania ka ligje të ashpra për përdorimin e sloganeve, propagandës dhe simboleve të lidhura me organizatat e ndaluar, si partia naziste dhe të tjera.