Policia në SHBA po heton nëse shprëthimi i një veture Tesla para derës së Hotelit Trump në Las Vegas, ka lidhje me sulmin në New Orleans që ndodhi më 1 janar, raporton “BBC”.
Shoferi i Tesla Cybertruck vdiq dhe shtatë tjerë u lënduan të mërkurën, kur automjeti shpërtheu para derës së Hotelit Trump në Las Vegas. Në automjet kishte bombola me naftë dhe fishekzjarrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sulmin në New Orleans, një ish-ushtarak amerikan goditi me veturë disa qytetarë, duke vrarë 15 e lënduar 35 tjerë. Ai u qëllua për vdekje pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se po shohin nëse kanë lidhje dy incidentet. Ndërkohë është bërë e ditur se dyshohet se sulmuesi i New Orleansit nuk kishte vepruar i vetëm.
Tesla Cybertuck ishte marrë me qira në Colorado dhe arriti në Las Vegas të mërkurën në mëngjes, më pak se dy orë para se të shpërthente. I parkuar në afërsi të hotelit, fillimisht filloi të dilte tym nga vetura para se të shpërthente.
Sherifi Kevin McMahill u ka treguar gazetarëve pamjet e shpërthimit.
Ndaj sulmit ka reaguar edhe shefi i Teslas, Elon Musk.
“...zgjodhën automjetin e gabuar për një sulm terrorist. Cybertruck në të vërtetë e përmbajti shpërthimin dhe e drejtoi atë lartë. As dyert e qelqit të hollit nuk u thyen”, ka shkruar Musk në platformën “X”.
The evil knuckleheads picked the wrong vehicle for a terrorist attack. Cybertruck actually contained the explosion and directed the blast upwards.
Not even the glass doors of the lobby were broken. https://t.co/9vj1JdcRZV