Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka kërkuar të hapet hetim për policinë në qytetin Brescia pas pretendimeve se shtatë aktiviste për klimën u detyruan t’i hiqnin të brendshmet gjatë intervistimit.
Aktivistët ishin në mesin e 22 personave që u dërguan në stacionin policor të Brescias të hënën pasi zyrtarët ndaluan një protestë që mbahej jashtë fabrikës “Leonardo”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivistët kanë pretenduar se iu nënshtruan një trajtimi degradues nga duart e policëve.
Gratë kanë thënë se kjo iu kërkua vetëm të arrestuarve gra, raportoi Guardian.
Aktivistët u mbajtën rreth shtatë orë deri kur u akuzuan me veprën penale të protestës së paralajmëruar.
Policia e Brescias ka thënë se kontrollet u kryen nga police gra dhe se u kontrolluan nëse kishin ndonjë objekt të rrezikshëm. Ajo mohoi akuzat për trajtim degradues.
Policia i akuzoi aktivistët për “minim të rregullit dhe sigurisë publike”.