Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Philadelphia, vritet me 17 plumba një burrë jashtë xhamisë

philadelphia

Foto: Associated Press

Një burrë u qëllua për vdekje jashtë xhamisë në Philadelphia ku ishte drejtuar për t’u lutur. Ai është identifikuar si banor i qytetit.

Policia ka thënë se nuk ka informacion se çka e motivoi një person me rroba të zeza t’i afrohej dhe të gjuante 17 herë drejt tij nga vetëm disa hapa larg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima ishte me një burrë tjetër kur u vra. Ai ra përtokë pas të shtënave të para e më pas i armatosuri vrapoi drejt një veture dhe iku, raportoi AP.

“Qartazi është një vrasje e llojit të ekzekutimit”, ka thënë kryeinspektori i Policisë së Philadelphias, Scott Small.