Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Peshkaqeni masiv i alarmoi pushuesit në Menorca

Peshkaqeni

Flamuri i kuq i sigurisë u ngrit në plazhin Melanara në ishullin Menorca pasi një peshkaqen masiv u filmua pranë vendit ku po laheshin turistët.

DailyMail publikoi pamjet e peshkaqenit gati tri metra të gjatë që iu afrua vijës së bregdetit me shpejtësi, derisa plotë turistë gjendeshin në ujë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pamje shihen pushuesit që iknin me vrap nga uji, derisa peshkaqenit në lindje të ishullit më të madh, Mallorca, i shihej penda shpinore.

Nuk është hera e parë që turistët alarmohen për prezencë të peshkaqenëve në ujë. Gjatë stinës së verës raportohet edhe për shtim të sulmeve të peshkaqenëve.