Hetuesit në ishullin spanjoll të Mallorcas po shqyrtojnë nëse mbingarkesa dhe çështjet strukturore shkaktuan shembjen e një restoranti dhe klubi në plazh, duke lënë të vdekur katër persona dhe duke të lënduar 16 të tjerë.
Klubi dykatësh i Medusa Beach në Palma de Mallorca u shemb të enjten mbrëma, duke lënë shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja, raporton The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zjarrfikës i ka thënë gazetës lokale "Última Hora" se kishte gjetur një skenë "makthi", me njerëz që bërtisnin dhe qanin.
Të premten, Policia Kombëtare e Spanjës ka thënë se ata që kishin humbur jetën ishin një grua spanjolle 23-vjeçare që punonte në klub, dy turiste gjermane në të 20-at e tyre dhe një burrë senegalez 44 vjeç.
Të gjithë 16 personat e plagosur ishin holandezë, sipas një zëdhënësi të këshillit të Palmas.
Kryebashkiaku i qytetit ka thënë se tetë nga të plagosurit janë ende në spital të premten, mirëpo të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane ka thënë se konsullata e saj në Mallorca ishte në kontakt të ngushtë me autoritetet.
Ndërsa këshilli i Palmës shpalli tri ditë zie, ekspertët thanë se po përpiqeshin të përcaktonin shkakun e aksidentit.
“Hetimet janë ende në vazhdim, por gjithçka tregon për një kombinim të një strukture të vjetruar dhe peshës së tepërt”, ka deklaruar Eder García, shefi i zjarrfikësve të Palma.
LEXO EDHE: