Të paktën pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha kanë goditur disa pjesë të Australisë, raportoi të shtunën BBC-ja.
Edhe dy persona të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathras në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ndodhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur në incidente të veçanta në këtë vend.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre mbeti në det në San Remo të Victorias.
"Një nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën", ka njoftuar policia e këtij vendi.
Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, tha se ky është një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.
“Mendimet e mia janë me familjen e atyre që kanë humbur jetën në rrethana kaq tragjike”, ka thënë ajo.
Shtetet lindore të Australisë janë goditur nga dallgë të rrezikshme.
Siç bëhet e ditur, në 10 vjetët e fundit rreth 630 persona janë mbytur në plazhet e papatrulluara.