Botë

Përplasen dy trena në Çeki, disa të lënduar rëndë

Trenat

Foto: Associated Press

Dy trena pasagjerësh në Republikën Çeke janë përplasur të enjten, duke lënë të lënduar të paktën pesë persona rëndë dhe 40 të tjerë lehtë, kan njoftuar zyrtarët dhe mediat lokale.

Shërbimet e shpëtimit nga zjarrfikësit kanë thënë se përplasja ndodhi në një rajon rreth 132 km në jug të Pragës. Të gjithë pasagjerët nga të dy trenat u evakuuan, kanë njoftuar ato, raporton Reuters.

Një zëdhënëse e një spitali rajonal i ka thënë agjencisë së lajmeve CTK se pesë persona janë shtruar në spital me lëndime të rënda.

Ministri i Transportit, Martin Kupka, ka thënë në X se përplasja është ende nën hetim, por informacionet paraprake treguan se njëri nga trenat ka të ngjarë të ketë kaluar një sinjal në pozicionin e ndalimit.