Botë

Përfundon dita e parë e bisedimeve trepalëshe Ukrainë-Rusi-SHBA në Abu Dhabi

rusia

Dita e parë e bisedimeve në Abu Dhabi ka përfunduar, ka njoftuar presidenca ukrainase, përpara diskutimeve të mëtejshme të planifikuara për të shtunën.

“Negociatat kanë mbaruar për sot”, ka thënë presidenca ukrainase në një mesazh për gazetarët.

Kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov, pas përfundimit të takimit në një postim në X ka thënë se bisedimet ishin të përqendruara në faktorët që do të shpien në përfundimin e luftës së nisur nga Rusia si dhe logjikën e mëtejshme të procesit të negociatave që synon avancimin drejt një paqeje dinjitoze dhe të qëndrueshme.

“Takime të tjera janë planifikuar për nesër”, ka shtuar ai.

Diskutimet ishin paralajmëruar ta kenë në qendër çështjen e territoreve, sipas kërkesave ruse.

Lexo përditësimet tjera
Volodymyr Zelensky

Rusia e Ukraina trajtojnë çështjen e territoreve, s’ka shenja kompromisi

Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur në Abu Dhabi bisedimet trilaterale dyditëshe,...