Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence është ftuar që të dëshmojë nga hetuesi special që po mbikëqyr hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump për përpjekjet e tij që të rrëzonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Kërkesa për dëshmi të Pences është bërë në ditët e fundit, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë që ka folur në kushte anonimiteti. Skenari i jashtëzakonshëm i ish-zëvendëspresidentit duke dëshmuar kundër ish-shefit në hetimin penal është duke u realizuar në kohën kur Pence po mendon të garojë kundër Trumpit për kandidaturën presidenciale të republikanëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy i kanë ftohur marrëdhëniet qëkur përkrahësit e Trumpit shkaktuan trazirat në Kapitol të Washingtonit më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për të pamundësuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden.
Ftesa e Pences është hap agresiv i prokurorit, i cili për vite të tëra i ka prirë sektorit kundër korrupsionit në Departamentin e Drejtësisë dhe ka mbikëqyrur hetimet kundër figurave të larta politike.