Botë

Pas pamjeve tronditëse, Izraeli pranon se vrau dy palestinezë dhe më pas i varrosi me buldozerë

Forcat izraelite

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë pranuar se kanë vrarë dy palestinezë dhe i kanë varrosur trupat e tyre me një buldozer pasi Al Jazeera publikoi një video që supozohej se ishte ngjarja e ndodhur. 

Burrat iu afruan “zonën operacionale” në qendër të Gazës “në një mënyrë të dyshimtë” dhe nuk iu përgjigjën të shtënave paralajmëruese, ka thënë IDF në një deklaratë për CNN. Izraelitët i vranë dhe i mbuluan me dhe nga frika se në trupa kishin eksplozivë, ka shtuar më tej. 

Në video shihen dy burra që ecin përgjatë bregdetit, ndaras nga njëri-tjetri dhe secili duke valuar flamuj të bardhë, për të simbolizuar dorëzimin teksa i afrohen grupit të ushtarëve izraelitë. Videoja tregon njërin burrë që ecë drejt ushtarëve me duart përpjetë. Ai largohet nga pamja prapa rërës. Nuk është e qartë çfarë ndodh me të më pas. Burri i dytë largohet nga ushtarët. Ndërsa nxiton të largohet, shihet se ndiqet nga automjeti i blinduar izraelit. Më pas bie në rërë, siç duket i qëlluar nga arma. 

Videoja më pas shfaq një kënd tjetër, ku shihet një buldozer izraelit që varros trupat në rërë e rrënoja.

Nuk është e qartë nëse trupat në videon e dytë janë të burrave nga videoja e parë. Al Jazeera ka pretenduar se janë të njëjtit. 

IDF-ja nga ana tjetër ka thënë se ngjarja e parë ka ndodhur ndryshe. I dyshuari, sipas IDF, nuk iu përgjigj të shtënave dhe u plagos lehtë. Shtoi se u dërgua për trajtim dhe u lirua më pas. 

“Dy të dyshuar me çanta në shpinë vëzhguan forcat tona dhe iu afruan, në një mënyrë të dyshimtë. Pasi nuk iu përgjigjën të shtënave paralajmëruese, forcat qëlluan drejt tyre si rezultat i të cilës ata u vranë. Trupat u larguan nga zona për shkak të frikës se kishte eksplozivë në ta”, ka thënë IDF për rastin tjetër.