Turqia ka rihapur konsullatën e saj në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo të hënën, duke ngritur flamurin turk në ndërtesë, për herë të parë në 12 vjet, treguan pamjet e publikuara nga Ministria e Jashtme e vendit.
Hapja e Konsullatës të hënën, vjen disa javë pasi Ambasada turke rifilloi funksionet e saj në kryeqytetin sirian, Damask, më 14 dhjetor, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurqia kishte mbyllur misionet e saj diplomatike në Siri në vitin 2012 për shkak të shqetësimeve të sigurisë në mes të luftës civile, gjatë së cilës Turqia mbështeti forcat kundër qeverisë së ish-presidentit Bashar Assad.
Përpara konfliktit në Siri, Alepo, i vendosur rreth 50 kilometra nga kufiri turk, ishte një qendër e rëndësishme për tregtinë midis Turqisë dhe Sirisë.