Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Para vizitës së tij, Putini falënderon Korenë e Veriut për mbështetjen lidhur me Ukrainën

Kim Jong Un me Vladimir Putinin

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka falënderuar Korenë e Veriut që i ka përkrahur veprimet e tij në Ukrainë dhe ka thënë se të dy shtetet do të bashkëpunojnë ngushtë së bashku për t’i tejkaluar sanksionet e vendosura nga Perëndimi, raporton agjencia “AP”. 

Komentet e Putinit u publikuan në një op-ed në mediumin shtetëror të Koresë së Veriut disa orë para vizitës së tij të pritur në Pyongyang të martën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai do të takohet me liderin verikoreanë Kim Jong Un. Për Putinin do të jetë vizita e parë në Kore të Veriut pas 24 vjetëve. 

Putin tha se e vlerëson mbështetjen e Koresë së Veriut. Shtoi se “do të kundërshtojë me vendosmëri, ambiciet perëndimore për ta penguar vendosjen e një rendi botëror multipolar të bazuar në respektin e ndërsjellë për drejtësinë”. 

Putini po ashtu tha se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zhvillojnë sisteme të paspecifikuara tregtare dhe pagesash “që nuk kontrollohen nga Perëndimi” dhe së bashku do t’i kundërshtojnë sanksionet kundër vendeve të tyre, të cilat i përshkroi “masa kufizuese të paligjshme dhe të njëanshme”.