Botë

Papa Leoni XIV takohet me Zelenskyn, flasin për paqen në Ukrainë

Papa Leoni dhe Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Papa Leoni XIV është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas meshës së tij të inaugurimit të dielën.

Në një postim në Telegram pas takimit, Zelensky ka falënderuar udhëheqësin e ri katolik për "mbështetjen e tij për Ukrainën" dhe "zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme".

Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa përdori meshën e tij inauguruese për të theksuar shqetësimet për luftën në Ukrainë. 

Papa është fotografuar duke shtrënguar duart me udhëheqësin ukrainas, i cili gjithashtu ka falënderuar Vatikanin për "gatishmërinë e tij për t'u bërë një platformë për negociatat e drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë". 

Javën e kaluar, Papa Leoni ka ofruar Vatikanin si një vend për bisedimet e mundshme të paqes pasi presidenti rus, Vladimir Putin hodhi poshtë ofertën e Zelenskyt për t'u takuar ballë për ballë në Turqi për negociata.

Lexo përditësimet tjera
Papa Leoni

Nis në Vatikan mesha e inaugurimit të Papa Leonit XIV

Papa Leoni XIV do të inaugurohet të dielën si Papë në një meshë në Sheshin e...