Qindra mijëra të rinj mbushën një fushë të gjerë në periferi të Romës të shtunën për të parë Papa Leonin, në ngjarjen më të madhe deri më tani të mandatit të papës së ri katolik.
Të rinj nga më shumë se 146 vende ka dëgjuar nga afër fjalët e Papës, i cili u kërkoi atyre që të ndërtojnë një botë më të mirë,
"Të dashur të rinj... lutja ime për ju është që të mund të vazhdoni me besim, me gëzim dhe guxim”, ka thënë Leoni në fjalimet e tij më vonë drejtuar turmës.
"Kërkoni drejtësi për të ndërtuar një botë më humane. Shërbejini të varfërve dhe kështu dëshmoni të mirën që do të donim gjithmonë të merrnim nga fqinjët tanë”, ka shtuar ai.
Shumë nga të rinjtë që morën pjesë në ngjarje e kaluan gjithë ditën duke pritur në fushë me temperatura në rreth 30 gradë celsius, për të parë Papën.
Organizatorët kanë përdorur topa uji për të ndihmuar njerëzit në turmë që ta kalonin më lehtë vapën e madhe.
Ngjarjet e fundjavës janë të lidhura me Vitin e Shenjtë Katolik në vazhdim, i cili sipas Vatikanit ka tërhequr rreth 17 milionë pelegrinë në Romë që nga fillimi i tij në fund të vitit 2024.
Leoni, papa i parë i lindur në SHBA, është zgjedhur më 8 maj nga kardinalët e botës për të zëvendësuar të ndjerin Papa Françesku.