Botë

Papa Leoni kritikon Trumpin për “përpjekjen për të shpërbërë” aleancën SHBA-Evropë

Papa Leoni Donald Trump

Foto: Associated Press

Papa Leoni XIV ka këmbëngulur që Evropa duhet të ketë një rol në çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë dhe ka kritikuar atë që ai e quajti përpjekje të administratës Trump për të “shpërbërë” aleancën SHBA-Evropë. 

“Kërkimi i një marrëveshjeje paqeje pa përfshirë Evropën në bisedime është jorealiste, duke pasur parasysh se lufta është në Evropë”, ka thënë Papa. 

“Po kërkohen gjithashtu garanci për sigurinë sot dhe në të ardhmen. Evropa duhet të jetë pjesë e kësaj, dhe për fat të keq jo të gjithë e kuptojnë këtë, por mendoj se ekziston një mundësi e shkëlqyer që udhëheqësit evropianë të bashkohen dhe të kërkojnë një zgjidhje së bashku”, ka shtuar Papa.

Administrata Trump ka publikuar një strategji të sigurisë kombëtare të SHBA-së që e dekurajon në mënyrë agresive aleancën SHBA-Evropë. 

Leoni ka thënë se ajo që kishte lexuar do të “bënte një ndryshim të madh në atë që për shumë, shumë vite ishte një aleancë e vërtetë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”. 

“Përveç kësaj, disa komente nga Donald Trumpi sugjerojnë një përpjekje që përpiqet të shpërbëjë atë që mendoj se duhet të jetë një aleancë sot dhe në të ardhmen”.

Ndërsa disa njerëz në SHBA mund të pajtohen me këtë përpjekje, “mendoj se shumë të tjerë do t’i shihnin gjërat ndryshe”, ka shtuar ai.

Përveç përmbajtjes së strategjisë së sigurisë kombëtare, Trumpi ka nxitur reagime edhe të martën, pas në një intervistë për “Politico” e kishte quajtur Evropën të dobët, teksa liderët e saj njerëz që flasin shumë dhe bëjnë pak.