Të paktën pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta, kur një tren u përplas me një kamion, i cili ka ngecur mbi binarë në një kalim hekurudhor në fshatin Meteren në Holandë.
Pamjen nga përplasja, përfaqësues të operatorit kombëtar hekurudhor “Prorail” thanë se kanë vendosur ta publikojnë për të shërbyer si paralajmërim për rreziqet me të cilat mund të përballen shoferët në rastet e kalimit mbi binarë trenash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë videon e publikuar, shihet kamioni tek përpiqet t’i kalojë binarët para se të kthehet sërish mbi to, për t’u goditur më pas nga treni.
Në “Prorail” bënë të ditur se në këtë aksident asnjë person nuk ka marrë lëndime të rënda.