Forcat amerikane kanë lëshuar raketa Tomahawk nga anijet luftarake të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejt Iranit.
Dy zyrtarë amerikanë konfirmuan se operacioni ushtarak është ndërmarrë si nga ajri ashtu edhe nga deti, shkruan NBC News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmi i koordinuar nga Izraeli dhe SHBA-ja të shtunën në mëngjes erdhi pas negociatave të pasuksesshme në Gjenevë për programin bërthamor iranian. Se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të përdorte forcë ishte paralajmëruar prej disa javësh.
Pas sulmeve nga forcat izraelite dhe amerikane, mediat iraniane raportuan për shpërthime në disa zona të vendit, përfshirë Gjirin Persik, ku po sulmohen bazat amerikane.
Përveç Teheranit, shpërthime janë dëgjuar edhe në Tabriz, Isfahan, Qom dhe Kermanshah. Sipas burimeve iraniane, të cituara nga Reuters, Izraeli ka shënjestruar disa ndërtesa ministrish në Teheran.
Burime amerikane dhe izraelite thanë se objektivat kanë qenë struktura të regjimit dhe instalime ushtarake, përfshirë baza të raketave balistike. Sipas deklaratave të tyre, në operacion po marrin pjesë një numër i madh aeroplanësh luftarakë dhe raketa “Tomahawk”, të njohura si raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi.
Në rrjetet sociale, si X, përdoruesit po publikojnë pamje të pretenduara të sulmeve me raketa “Tomahawk”.
VIDEO:
Locals in #Iran border town released video showing tomahawk missiles flying at low altitude on their way to targets in #Tehran etc. #IranRevoIution2026 #ترامپ_بزن #اسرائیل_متشکریم #ترامپ_شیردل #انقلاب_شیروخورشید #موشعلی_خامنهای pic.twitter.com/fF9yNnTwHa
Here’s your tweet-ready post:
🇺🇸🇮🇷⚡️ US Tomahawk cruise missiles reportedly operating over Tehran, Iran amid intense joint US–Israel strikes.#Iran #US #Tomahawk #Tehran #Breaking #MiddleEast #Geopolitics 🚀 pic.twitter.com/Fp9QdQkAKw
Një nga postimet tregon një shofer në një autostradë diku në Iran duke filmuar fluturimin e një rakete amerikane dhe momentin e goditjes. Postimi, së bashku me pamjet, pretendon se raketat janë amerikane dhe se po shënjestrojnë depo raketash iraniane, karburant dhe objekte të tjera operative.
Tomahawk cruise missiles from the USN are attacking Iran in huge numbers. This is another wave.
Iranian missile storage, fuel and other operational sites are being destroyed. They failed to preempt the US attack and are paying a massive price for it. pic.twitter.com/lTdxWpC17h