Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pakistani ua anulon vizat indianëve, pezullon tregtinë dhe mbyll hapësirën ajrore me Indinë

pakistan

Foto: Associated Press

Pakistani ka anuluar vizat për shtetasit indianë, ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për të gjitha linjat ajrore indiane dhe ka suspenduar tregtinë me Indinë.

Masat kanë ardhur pas vendimit të Indisë për të suspenduar vizat për shtetasit pakistanezë pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir ku u vranë 26 persona, shumica turistë, raportoi AP. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmi i së martës ishte më i rëndi në disa vjet që kishte cak civilë.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë rritur ndërsa Neë Delhi ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar për sulmin në Kashmir.