Botë

Pakistani do ta shqyrtojë ndaljen e sulmeve, nëse India vepron njësoj

Ishaq Dar

Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Ishaq Dar, ka bërë të ditur për një televizion lokal se nëse India ndalon sulmet atëherë edhe vendi i tij do të konsiderojë të veprojë njësoj, ka raportuar Reuters.

Kryediplomati pakistanez ka shtuar gjithashtu se i kishte thënë sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se topi ishte në fushën e Indisë sa i përket depërshkallëzimit të situatës.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Rubio i ka bërë thirrje të dyja palëve që të gjejnë mënyra për të ulur tensionet dhe të rivendosin komunikimin e drejtpërdrejtë për të shmangur keqkuptimet.

Ndërkohë, ushtria indiane përsëriti angazhimin për të mos përshkallëzuar konfliktin, për sa kohë që kjo të respektohet edhe nga ushtria pakistaneze.

Ndër të tjera, ushtria indiane ka njoftuar se ka pësuar dëme të kufizuara në pajisje dhe personel në disa baza ushtarake që u goditën nga Pakistani.

Lexo përditësimet tjera
Pakistani nis kundërofensivën, pas sulmeve të Indisë në tre baza ushtarake

Pakistani nis kundërofensivën, pas sulmeve të Indisë në tri baza ushtarake

Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit kanë konfirmuar të shtunën se kanë filluar kundërofensivën ndaj Indisë, nën operacionin...