Linjat ajrore “Delta Air Lines” dhe “United Airlines” janë paditur nga pasagjerë që kanë pretenduar se kanë paguar më shtrenjtë për një ulëse te dritarja, por se janë ulur pranë një hapësire të zbrazët.
Padia kërkon miliona dollarë dëmshpërblim për mbi 1 milion klientë të secilës linjë ajrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë thënë se kompanitë nuk kishin shënuar në faqen e rezervimeve se ulëset nuk kanë fare dritare, edhe pse u është kërkuar të paguajnë ekstra, raportoi BBC.
Paditësit kanë thënë se aeroplanët kishin ulëse pa dritare për shkak të pozicionit të kanaleve të ajrit të kondicionuar, instalimeve elektrike ose pjesë të tjera.
Të dy linjat ajrore i përshkruajnë ulëset anash aeroplanëve të tyre si “ulëse nga dritarja”, edhe pse e dijnë se disa nuk kanë dritare anash, thuhet në padi. Pasagjerët do të duhet të paguajnë më shumë për të zgjedhur një ulëse të tillë në vend të një tjetre standarde.
Mbrojtësit e paditësve kanë thënë se kjo është praktikë “mashtruese” dhe “e paligjshme”.