Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja e shpall emergjencë globale linë e majmunëve

Lija e Majmunit - Monkeypox

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunëve si emergjencë globale të mërkurën, me raste të konfirmuara në fëmijë dhe të rritur në dhjetëra shtete.

Në fillim të javës, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se shpërthimi i lisë së majmunëve është emergjencë shëndetësore, me mbi 500 të vdekur, ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare në ndalimin e përhapjes së virusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo është diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve... potenciali për përhapje të mëtejme brenda dhe jashtë Afrikës është shumë shqetësues”, ka thënë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në vitin 2022, OBSH-ja e pati shpallur linë e majmunëve si emergjencë globale pasi u përhap në më shumë se 70 shtete ku nuk ishte raportuar më parë për raste me këtë virus, i cili prek kryesisht burrat gej dhe biseksualë.

Ndryshe nga shpërthimet e mëhershme të lisë së majmunëve, ku shenja paraqiteshin në kraharor, duar dhe këmbë, tani forma e re e virusit shkakton simptoma të lehta dhe shenjat paraqiten në organet gjenitale.