Inteligjenca iraniane ka shprehur gatishmëri për bisedime me CIA-n për t'i dhënë fund luftimeve, shkruan të mërkurën gazeta New York Times, duke cituar zyrtarë të mirinformuar rreth kësaj çështjeje
Oferta është bërë përmes agjencisë së spiunazhit të një vendi të paidentifikuar, shkruan NYT, duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe zyrtarë nga një vend perëndimor që kanë folur në kushte anonimiteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët në Uashington janë skeptikë nëse Irani apo administrata Trump është vërtet gati për një zmbrapsje, të paktën në afat të shkurtër.
Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë të martën ka përjashtuar për momentin çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj këtij vendi.
E presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se Teherani zyrtar donte të fliste, por se tani është tepër vonë.