Autoritetet e Aeroportit të Dubait kanë njoftuar për një “rifillim të kufizuar” të fluturimeve nga sonte, me një “numër të vogël fluturimesh” nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, dhe Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum.
Megjithatë, udhëtarëve u është kërkuar të mos paraqiten në aeroporte nëse nuk ja në kontaktuar nga kompania e tyre ajrore me një orar të konfirmuar nisjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania ajrore “Emirates” me seli në Dubai, ka bërë të ditur se po u jep përparësi pasagjerëve me rezervime të mëhershme.
Ndërkohë, Gjermania do të dërgojë avionë për të evakuuar turistët e mbetur në Lindjen e Mesme, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sipas agjencisë Reuters. Ata do të evakuohen nga Rijadi në Arabinë Saudite dhe nga Muskati në Oman.
Më herët gjatë ditës, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se qeveria po punon “jashtëzakonisht fort” për të ndihmuar qytetarët të kthehen në shtëpi. Sipas saj, rreth 100 mijë shtetas britanikë kanë regjistruar praninë e tyre pranë zyrës së jashtme britanike.